Perparim Gruda

Përparim Gruda: Fajësohet kryeinspektori, Ylber Topalli, për të mos dhënë dorëheqje ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, tha se shkarkimi i kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, është bërë për ta mbuluar përgjegjësinë e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Gruda vlerësoi se shkarkimi, është komplet vendim politik, është vetëm një veprim i radhës,  për të ikur nga përgjegjësia që ka ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Tani për të mbuluar problemin e zhdukjes së mostrave, duan ta zhvendosin fajësinë duke e shkarkuar kryeinspektorin, Ylber Topalli. Mbi të gjitha, vendimi për shkarkim, është vendim politik, nuk është vendim juridik. Ajo që po ndodh aktualisht në Ministrinë e Drejtësisë, rreth provave të rastit Dehari, është tragjike, ka thënë Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …