Përurohet billbordi me pamje të obeliskut për 1432 fëmijët martirë të Kosovës, të vrarë masakruar nga Serbia

Përurohet billbordi me pamje të obeliskut për 1432 fëmijët martirë të Kosovës, të vrarë e masakruar nga Serbia

Në shenjë kujtimi të përjetshëm të 1432 fëmijëve martirë, të vrarë e të masakruar nga Serbia fashiste, në periudhën e viteve 1981 -1999, u bë përurimi i billbordit me pamje të obeliskut me dimensione 3 metra të gjerë e 4 metra të gjatë, i cili u vendos në hapësirën reklamuese përballë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. E krejt kjo u bë për ta njoftuar opinionin publik se pikërisht në atë vend do të ngritët kompleksi memorial në formë obelisku, i gjatë 30 metra dhe i gjerë 20 metra, në një sipërfaqe prej një hektarësh, ku do të mbillen 1432 pemë të tipit “poni” japonez, dhe në secilën pemë do të jetë nga një emër i fëmijëve të vrarë, data e lindjes dhe e vrasjes së tij. Xhavit Muqolli, familjar të cilit okupimi serb ia vrau vajzën 4-vjeçare Eronitën dhe djalin 2-vjeçar Fatosin, shpreson që ky projekt të realizohet dhe nuk do të mbetët vetëm në letër. Ai deklaroi se fëmijët martirë të Kosovës meritojnë të kenë një memorial ku do të mund t’i kujtonin familjarët. Gjithashtu e falënderoi profesorin Nusret Pllana për ketë iniciativë për ndërtimin e kompleksit memorial.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …