Pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Mbrojtje dhe Siguri të Shqipërisë vizitojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Mbrojtje dhe Siguri të Shqipërisë vizitojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

  Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u prit një delegacion i pjesëmarrësve vijues të kursit dhe stafi akademik i Kursit të Lartë për Mbrojtje dhe Siguri i Akademisë së Forcave të Armatosura të  Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga zëvendëskomandanti i Akademisë njëherësh edhe  përgjegjës i kursit, kolonel Edmond Vraneshi. Delegacioni nga Shqipëria u prit nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Agron Bajrami,  i cili në emër të drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes përshëndeti mysafirët dhe vlerësoi lart vizitën e kursantëve nga Shqipëria, Greqia, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Italia. Më pas, kolonel Haki Hoti, drejtor i Departamentit për Transformim, Modernizim dhe Standardizim, bëri një prezantim lidhur me historikun e ngritjes, zhvillimit dhe tranzicionit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, duke filluar nga Rishikimi i Strategjisë së Sektorit të Sigurisë së Kosovës, miratimi i ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në dhe tani për Procesin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të Forcës.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …