Po bëhen përgatitjet për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike në Suharekë

Shtabi Komunal për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike në Komunën e Suharekës, ka filluar aktivitetin për marrjen e masave ndaj kësaj epidemie. Në takimin që ka mbajtur ky Shtab, të cilin e kryesoi kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, u fol për përgatitjet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike. Drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Frashër Behluli anëtarët e shtabit i ka njoftuar për takimin që është mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë ku janë caktuar detyrat e punës për Komunat që janë zona endemike. Ai ka thënë se edhe këtë vit, Komuna e Suharekës ka ndarë 10 mijë euro për masat mbrojtëse. Ndërsa drejtori i QKMF-së në Suharekë, Milit Elshani, ka thënë se do ti përsërisim gati të gjitha punët dhe angazhimet e vitit të kaluar, pasi vitin e kaluar kemi pas rezultate shumë më të mira, ngase kemi pas zvogëlim te numrit që kanë kërkuar ndihmë. Ai ka shtuar gjithashtu se QKMF-ja është e gatshme dhe e përgatitur profesionalisht për çfarëdo intervenimi, pasi që kemi mjaft staf të kompletuar dhe po punojmë me të madhe në vetëdijesimin e qytetarëve. Pas diskutimeve, kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, iu ka caktuar detyrat konkrete secilit anëtar të Shtabit që të japin kontributin e tyre ne marrjen e masave rreth parandalimit dhe luftimit të etheve hemorragjike të njohura si “Krime Kongo”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …