Po mbahet konferenca shkencore “Roli i këmbimit të dhuratave në konstituimin e lidhjeve shoqërore”

Në Prishtinë po mbahet konferenca shkencore: “Roli i këmbimit të dhuratave në konstituimin e lidhjeve shoqërore”

Në Prishtinë po mbahet konferenca shkencore: “Roli i këmbimit të dhuratave në konstituimin e lidhjeve shoqërore”. Duke folur për rolin dhe rëndësinë e dhuratave në krijimin e lidhjeve shoqërore, akademiku, Anton K. Berisha theksoi se antropologët, etnologët, sociologët, filozofët por edhe studiuesit e shkencave tjera, kanë konstatuar se dhënia e dhuratave është evidentuar qysh nga koha e të jetuarit në shpella. Sociologu, Anton K. Berishaj shtoi më tutje se është interesante mënyra e trajtimit të dhuratave në Egjiptin e lashtë. Ato varroseshin bashkë me pranuesin e tyre me shpresën se ato do ta mbrojnë shpirtin e tij. Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, filozofja nga Shqipëria, prof. dr. Adriana Anxhaku foli për hermeneutikën e “dhuratës” si shtrirje e vlerave të përbashkëta në të drejtën zakonore shqiptare, që zgjoi diskutime mes të pranishmeve. Në Konferencën: Roli i Këmbimit të dhuratave në Konstituimin e Lidhjeve Shoqërore, do të paraqesin vlerësimet e tyre edhe studiues tjerë të shquar, akademik, Muhamedin Kullashi, prof. Asoc. Shemsi Krasniqi. Ideator, organizues dhe bartës i kësaj konference, është akademiku, prof.dr. Anton K. Berishaj.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …