ASDRENI ( 1972-1947)

Poezia e Asdrenit kushtuar Kosovës dhe Çamërisë, botuar në gazetën “Tomori” më 28 nëntor 1941

Poezia e Asdrenit, poetit të madh kombëtar, kushtuar Kosovës dhe Çamërisë është botuar në gazetën “Tomori” më 28 nëntor 1941, në 29-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo poezi ishte botuar në kohën kur në prill të vitit 1941, pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkike, e cila nga vitit 1918 kishte mbajtur nën pushtim klasik e shfaronjës Kosovën dhe viset e tjera shqiptare, ndërsa Greqia kishte shfarosur shqiptarët me fe islame,  Kosova dhe Çamëria iu kishin bashkuar Shqipërisë, e cila me të drejtë ishte quajtur “Shqipëri Etnike” po edhe Shqipëri e Madhe, sepse ajo asokohe me ndihmën e forcave italiane ishte shtrirë në disa pjesë të territorit etnik, që i kishte ndarë Traktati i Versajës i vitit 1918.  Është e vërtetë se bashkimi kishte ndodhur me ndihmën e Italisë, që  paraprakisht kishte pushtuar Shqipërinë, e cila edhe ashtu për 15 vjet kishte qenë nën protektoratin italin me mbretin Ahmet Zogu në krye. Akti i bashkimit të shqiptarëve i përkrahur asokohe nga aleanca më e fortë e botës, ishte mirëpritur kudo ndër shqiptarë, pavarësisht interpretimeve politike e diplomatike. Poeti i madh atdhetar, Asdreni, ashtu sikur edhe mijëra intelektualë shqiptarë të kohës, nuk mund ta dënonin aktin e bashkimit të trojeve shqiptare, pavarësisht rrethanave  në të cilat kishte ndodhur ai proces historik. Andaj poezia e tij kushtuar Kosovës dhe Çamërisë, është thjesht një poezi e fuqishme patriotike, e cila ishte anashkaluar pa të drejtë nga opusi i krijimtarisë së tij poetike, ashtu sikur ishte vepruar pa të drejtë edhe me veprat e Gjergj Fishtës, Ernest Koliqit e disa të tjerëve. (Ahmet Qeriqi)

 

Në gazetën “Tomori” poezia është titulluar “Shqipëria e Madhe”

 

Mir’ se erdhe midis nesh, o e bukura Kosovë!

Mir’ se erdhe motër, po të them dhe përsëri,

Mbas vuajtjeve  dëshmove gjatas që dhe provë

Të hysh hirplotë në gjinjt e Mëmës Shqipëri.

 

Me vrer në buzë prisje të gjeje pak ndihmë e dritë

Ta ngrehësh vehten prej njëj territ të pafund,

Me flijime pa numër  dhënë ditë për ditë,

Të ngopej bisha, sot përdhe, pa shpirt që u mund…

 

Me vargje trupin lidhur, kombi më gjakpirës

Pak frymë për të marrë vehten nuk të linte,

Të çorri faqe e sy me thonjt e tij grirës,

Me drapër gjith po korrte pleq dhe të rinj.

 

Dhe zëri t’ ishte shuar, lotët e syve tharë

Në fshamë e mbytur dhe në vojtje pambarim,

Ndër aq vjet s’pe një ditë pak të mbarë:

E zhveshur edhe e zbathur pa pikë përdëllim!

 

Një copë truall nuk të linte për jetesë

As bukë për fëmijët s’kishe për ushqim,

Dëshirë e tija: farë e jotja të mos të mbesë:

Në dhe të huaj larg të shporte me qëllim!

 

Mundime tmerri që s’tregohen dot me fjalë

Grabitje me pahir te gjësë pa pushim,

Në trollin tënd ai të kishte si një halë,

Çdo çast për ty s’mendonte veçse për shkatërim!

 

Sa burra nuk e derdhën gjakun kot së koti,

Për një të drejtë shpirt që dhanë me një plumb,

Mëshirë s’gjenin as kur binin pika loti,

Shtëpin’ e plengun zjarri kur ua bënte hi e shkrumb!

  

Kish heshtur kënga pleqërishte dhe dasmore

Lahutë-e fyell derthnin tingull vajtimtar,

Me drojë dilte bjeshkës vajza malësore,

Kurrkujt si qeshte buza, në aq tym e zjarr!…

 

Dhe ti e shetrenjta Çamëri si trime e rallë

Dikur që të ngjallej  greku pate falur gjak,

Si mirënjohje flijimi  prite plumb në ballë;

Pa faj dhe miq dëshmorë  ranë keq në lak!

 

Mirë se erdhe pranë Mëmës, vajzë-e dëshiruar

Plot mall o bijë e shumëvojtur Çamëri,

Në gjinjt’ e saj të ngrohtë drejt në kraharuar

Gjith po të priste pa durim me dhempshuri.

 

Dy bija të përmallshme, Gurë të paçmuar

Si dy florinj të ndritshëm derdhur bukuri,

Mi ball të Shqipërisë, Mëmës së-adhuruar,

Si hyj po ndritni, ju, Kosovë e  Çamëri!

 

Dy zotër të pashpirt me të egër se dy bisha

Mbë nj’anë serbi, fis i poshtër gjakatar

Ndaj tjetrës greku dhelpër, vrasës gënjeshtar;

Dy faqezes pa Perëndi, me kryqe-e kisha!

 

Me shufra dhe shuplaka, grykës dhe tërkuza,

Për ‘ta ju s’ishit veç një farë bagëti,

Ata me tallje, juve ju përcilte buza:

Po kthenje fjalë, ca më keq, si mjerë ti!

 

Por Ora-e fundit, Ora e tmerrit e shpërblesës

Çdo faj me të përdhunë bërë që s`e fal

Pluhur dhe hi u-bënë shkelësit e Besës

Rrufe mërije Zoti rrymën që s’ia ndal!…

 

Dikur Dodona plakë parathoshte Fatin

Që çdo shpirtlik e çojnë Hyjit drejt në Ferr

Dhe sot po gjith ata mizorët më të ngratin

E marrin shpagën prej njëj gjyqit që të therr!

 

Kur më të dobtin don e shkel me të përdhunë

Ndeh dorë lakmimtare me padrejtësi

Më shpejt a von të pret po gjith ajo furtunë

Që s’le pa mos përmbysur çdo paudhësi!

 

Ju me vullnet të fortin tuaj s’u-përkulët

Çdo sulm të bishës e përballtë me guxim,

Se vetëm kombet jetë-skllavë dhe shpirt-ulët

Durojnë zgjedhën qafës, pa një murmurim.

 

Mbërdhe përfare ranë hekurat e rënda

Përjetë-u shduk tirania që s’durohej dot

Sot flamuri kuq-zi ndeh flatrat siç i kënda

Mbi viset ku Shqiponjat motit qenë zot!

 

Sot Djell i ri ju ngrohn me rreze çlirimtare

Sot zgjedha e rëndë-e robërisë mori fund

Mëngjezi-i ndritshëm njaj prandvere shkëlqimtare

Mbi tokën t’uaj po përhapet me sa mund;

 

Sot ndër qytetet dhe katundet gazi ndjehet

Vëllazërimi-i tërë Kombit  plot hare

Me këngë dhe kremtime populli dëfrehet

Fatlum  për atë se lindi Jetë krejt e re!

 

Çdo Vatër e Kosovës  dhe e Çamërisë

Le të tërhidhet me vallzime të pafre

Se Terri perëndoj, arthi Drita e Lirisë

Mbi malet tona po shëndris një qiell pa re.

 

Që tash, o burra djem, ju mbetet juve barra

T’i bëni ballë çdo rrezikut që ju del,

Të shohë vendi i ynë ditë më të mbara

Me vrrull t’a mbroni, këmbë-armiku kur e shkel!

 

Me krenari vazhdoni trimërinë e motshme

Qysh nga të Parët tanë mbetur trashëgim

Hovplot forcoheni me diturit’ e sotshme

Mos merrni Fenë parasysh për një Bashkim.

 

Si burra plot vullnet kësaj fatlume radhe

Të bëhemi me ndihmën e të Madhit – Zot,

Një Komb i fortë në një Shqipëri të Madhe

Që mundi i aq Dëshmorëve të mos vejë kot.

 

Fatosavet dhe Prijsavet u-qofshim falë

Me ne, dy kombe miq, që derdhën gjak bujar

Nër luftra ngadhnjimtare zot që kanë dalë

Kurorë Nderi plot shkëlqim për çdo luftar!

 

 Ushtrive të lavdishme Mike dhe Mbrojtare

Me krahun e pathyershim vetëtimtar

Q ëu-shëmb  armiku më mos ngrehë krye fare:

Nderime-e Mirënjohjen t’onën, shqiptar!

 

Asdreni

(“Tomori” 28 nëntor 1941)

Poezia e Asdrenit, poetit të madh kombëtar, kushtuar Kosovës dhe Çamërisë është botuar në gazetën “Tomori” më 28 nëntor 1941, në 29-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo poezi ishte botuar në kohën kur në prill të vitit 1941, pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkike, e cila nga vitit 1918 kishte mbajtur nën pushtim klasik e shfaronjës Kosovën dhe viset e tjera shqiptare, ndërsa Greqia kishte shfarosur shqiptarët me fe islame, Kosova dhe Çamëria iu kishin bashkuar Shqipërisë, e cila me të drejtë ishte quajtur “Shqipëri Etnike” po edhe Shqipëri e Madhe, sepse ajo asokohe me ndihmën e forcave italiane ishte shtrirë në disa pjesë të territorit etnik, që i kishte ndarë Traktati i Versajës i vitit 1918. Është e vërtetë se bashkimi kishte ndodhur me ndihmën e Italisë, që paraprakisht kishte pushtuar Shqipërinë, e cila edhe ashtu për 15 vjet kishte qenë nën protektoratin italin me mbretin Ahmet Zogu në krye. Akti i bashkimit të shqiptarëve i përkrahur asokohe nga aleanca më e fortë e botës, ishte mirëpritur kudo ndër shqiptarë, pavarësisht interpretimeve politike e diplomatike. Poeti i madh atdhetar, Asdreni, ashtu sikur edhe mijëra intelektualë shqiptarë të kohës, nuk mund ta dënonin aktin e bashkimit të trojeve shqiptare, pavarësisht rrethanave në të cilat kishte ndodhur ai proces historik. Andaj poezia e tij kushtuar Kosovës dhe Çamërisë, është thjesht një poezi e fuqishme patriotike, e cila ishte anashkaluar pa të drejtë nga opusi i krijimtarisë së tij poetike, ashtu sikur ishte vepruar pa të drejtë edhe me veprat e Gjergj Fishtës, Ernest Koliqit e disa të tjerëve. (Ahmet Qeriqi) Në gazetën “Tomori” poezia është titulluar “Shqipëria e Madhe” Mir' se erdhe midis nesh, o e bukura Kosovë! Mir' se erdhe motër, po të them dhe përsëri, Mbas vuajtjeve dëshmove gjatas që dhe provë Të hysh hirplotë në gjinjt e Mëmës Shqipëri. Me vrer në buzë prisje të gjeje pak ndihmë e dritë Ta ngrehësh vehten prej njëj territ të pafund, Me flijime pa numër dhënë ditë për ditë, Të ngopej bisha, sot përdhe, pa shpirt që u mund... Me vargje trupin lidhur, kombi më gjakpirës Pak frymë për të marrë vehten nuk të linte, Të çorri faqe e sy me thonjt e tij grirës, Me drapër gjith po korrte pleq dhe të rinj. Dhe zëri t' ishte shuar, lotët e syve tharë Në fshamë e mbytur dhe në vojtje pambarim, Ndër aq vjet s'pe një ditë pak të mbarë: E zhveshur edhe e zbathur pa pikë përdëllim! Një copë truall nuk të linte për jetesë As bukë për fëmijët s'kishe për ushqim, Dëshirë e tija: farë e jotja të mos të mbesë: Në dhe të huaj larg të shporte me qëllim! Mundime tmerri që s'tregohen dot me fjalë Grabitje me pahir te gjësë pa pushim, Në trollin tënd ai të kishte si një halë, Çdo çast për ty s'mendonte veçse për shkatërim! Sa burra nuk e derdhën gjakun kot së koti, Për një të drejtë shpirt që dhanë me një plumb, Mëshirë s'gjenin as kur binin pika loti, Shtëpin' e plengun zjarri kur ua bënte hi e shkrumb! Kish heshtur kënga pleqërishte dhe dasmore Lahutë-e fyell derthnin tingull vajtimtar, Me drojë dilte bjeshkës vajza malësore, Kurrkujt si qeshte buza, në aq tym e zjarr!... Dhe ti e shetrenjta Çamëri si trime e rallë Dikur që të ngjallej greku pate falur gjak, Si mirënjohje flijimi prite plumb në ballë; Pa faj dhe miq dëshmorë ranë keq në lak! Mirë se erdhe pranë Mëmës, vajzë-e dëshiruar Plot mall o bijë e shumëvojtur Çamëri, Në gjinjt' e saj të ngrohtë drejt në kraharuar Gjith po të priste pa durim me dhempshuri. Dy bija të përmallshme, Gurë të paçmuar Si dy florinj të ndritshëm derdhur bukuri, Mi ball të Shqipërisë, Mëmës së-adhuruar, Si hyj po ndritni, ju, Kosovë e Çamëri! Dy zotër të pashpirt me të egër se dy bisha Mbë nj'anë serbi, fis i poshtër gjakatar Ndaj tjetrës greku dhelpër, vrasës gënjeshtar; Dy faqezes pa Perëndi, me kryqe-e kisha! Me shufra dhe shuplaka, grykës dhe tërkuza, Për 'ta ju s'ishit veç një farë bagëti, Ata me tallje, juve ju përcilte buza: Po kthenje fjalë, ca më keq, si mjerë ti! Por Ora-e fundit, Ora e tmerrit e shpërblesës Çdo faj me të përdhunë bërë që s`e fal Pluhur dhe hi u-bënë shkelësit e Besës Rrufe mërije Zoti rrymën që s'ia ndal!... Dikur Dodona plakë parathoshte Fatin Që çdo shpirtlik e çojnë Hyjit drejt në Ferr Dhe sot po gjith ata mizorët më të ngratin E marrin shpagën prej njëj gjyqit që të therr! Kur më të dobtin don e shkel me të përdhunë Ndeh dorë lakmimtare me padrejtësi Më shpejt a von të pret po gjith ajo furtunë Që s'le pa mos përmbysur çdo paudhësi! Ju me vullnet të fortin tuaj s'u-përkulët Çdo sulm të bishës e përballtë me guxim, Se vetëm kombet jetë-skllavë dhe shpirt-ulët Durojnë zgjedhën qafës, pa një murmurim. Mbërdhe përfare ranë hekurat e rënda Përjetë-u shduk tirania që s'durohej dot Sot flamuri kuq-zi ndeh flatrat siç i kënda Mbi viset ku Shqiponjat motit qenë zot! Sot Djell i ri ju ngrohn me rreze çlirimtare Sot zgjedha e rëndë-e robërisë mori fund Mëngjezi-i ndritshëm njaj prandvere shkëlqimtare Mbi tokën t'uaj po përhapet me sa mund; Sot ndër qytetet dhe katundet gazi ndjehet Vëllazërimi-i tërë Kombit plot hare Me këngë dhe kremtime populli dëfrehet Fatlum për atë se lindi Jetë krejt e re! Çdo Vatër e Kosovës dhe e Çamërisë Le të tërhidhet me vallzime të pafre Se Terri perëndoj, arthi Drita e Lirisë Mbi malet tona po shëndris një qiell pa re. Që tash, o burra djem, ju mbetet juve barra T'i bëni ballë çdo rrezikut që ju del, Të shohë vendi i ynë ditë më të mbara Me vrrull t'a mbroni, këmbë-armiku kur e shkel! Me krenari vazhdoni trimërinë e motshme Qysh nga të Parët tanë mbetur trashëgim Hovplot forcoheni me diturit' e sotshme Mos merrni Fenë parasysh për një Bashkim. Si burra plot vullnet kësaj fatlume radhe Të bëhemi me ndihmën e të Madhit – Zot, Një Komb i fortë në një Shqipëri të Madhe Që mundi i aq Dëshmorëve të mos vejë kot. Fatosavet dhe Prijsavet u-qofshim falë Me ne, dy kombe miq, që derdhën gjak bujar Nër luftra ngadhnjimtare zot që kanë dalë Kurorë Nderi plot shkëlqim për çdo luftar! Ushtrive të lavdishme Mike dhe Mbrojtare Me krahun e pathyershim vetëtimtar Q ëu-shëmb armiku më mos ngrehë krye fare: Nderime-e Mirënjohjen t'onën, shqiptar! Asdreni ("Tomori" 28 nëntor 1941)

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …