leoni

Policia e Kosovës mund të hyjë në protestë nëse qeveria nuk vendos që t’u paguajë nga 300 euro shtesë në muaj

Policia e Kosovës mund të hyjë në protestë nëse qeveria nuk vendos që t’u paguajë nga 300 euro shtesë në muaj

Policia e Kosovës së shpejti mund të hidhet në protestë, nëse qeveria nuk vendos që t’u paguajë nga 300 euro më shumë në muaj për shërbim gjatë pandemisë. Paralajmërimi vjen nga Sindikata e Pavarur e Policisë. Nëse nuk ka përgjigje qeveria deri me datë 15 shtator, ne me 16 shtator do ta mbajmë një takim, Këshilli i Përgjithshëm dhe do të vendosim për hapin e protestës”, shprehet Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë Qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Albin Kurti, kishte vendosur që gjatë pandemisë, për shkak të shërbimit më të gjatë në detyrë, krahas stafit mjekësor, në pakon e pagesës shtesë, ta përfshijë edhe policinë. Ndërkohë, Qeveria Hoti e ka shfuqizuar këtë vendim, që sipas drejtuesve të Sindikatës është bërë pa ndonjë shpjegim.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Mbajtja e drejtuesve të UÇK-së në paraburgim është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës dhe UÇK-së

Duke folur për procesin e padrejtë që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës, deputeti i …