Portreti i heroit të kombit, Agim Ramadanit ka hyrë zyrtarisht në librin e rekordeve Guinness

Portreti i heroit të kombit, Agim Ramadanit ka hyrë zyrtarisht në librin e rekordeve Guinness

Gruaja e heroit kombëtar, Agim Ramadani ka bërë të ditur se portreti i Agimit i realizuar nga artisti Besart Gashi ka hyrë në librin e rekordeve Guinness. “Jemi krenarë dhe të mallëngjyer sot me faktin se Agim jonë, zyrtarisht ka hyrë në librin e rekordeve Guinness dhe njëherit heroi i vetëm kombëtar pjesë e GWR-së. Për konfirmimin na njoftoi, nipi i madh i Agimit, Muhameti i cili e pranoi këtë njoftim nga Guinness World Records – Global Headquarters, Londër, Britani e Madhe. Ky rekord i ri botërorë, njofton botën me figurën dhe shumë-dimensionalitetin e Agimit, si dhe luftën e drejtë të UÇK-së. Është krenari, jo vetëm për ne, të kemi një vepër të tillë e cila len gjurmë të pashlyeshme në arenën ndërkombëtare të artit. Falënderim i veçantë për artistin Besart Gashi i cili përplot 50 ditë punë dhe përkushtim nën monitorimin e Profesorëve dhe mediumeve, që me durim dhe këmbë ngulitësi, arriti jetësimin e kësaj vepre”, ka shkruar Shukrije Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …