Portugalia është kampioni i ri i Evropës në futboll. Ajo ka arritur të shpallet kampion pasi në finale e mundi Francën me rezultat minimal prej 1-0. Ekipi portugez nuk e filloi mirë takimin, pasi që në minutën e 25 mbeti pa lojtarin kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili u lëndua nga një ndërhyrje e Dimitri Payet. Në vend të tij hyri Quaresma. Në këtë takim asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e golit në kohën e rregullt përkundër rasteve shumë të mira. Por, atë që nuk e bënë asnjëri ekip në kohën e rregullt e bëri Eder i ekipit të Portugalisë në vazhdime në minutën e 109-ë, kur shënoi golin e vetëm të ndeshjes që i siguroi fitoren e ndeshjes dhe vendin e parë në Evropë.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Kosova duhet të kultivojë marrëdhënie të ngushta me administratën e kryetarit amerikan, Donald Trump
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur mbi rëndësinë e …