Priftërinjtë e 100 kishave katolike të Gjermanisë, do t’u ofrojnë bekimin çifteve homoseksuale, në kundërshtim me fenë

Priftërinjtë e 100 kishave katolike të Gjermanisë, do t’u ofrojnë bekimin çifteve homoseksuale, në kundërshtim me fenë

Lëvizja “Dashuria fiton” u shfaq pasi Kisha Katolike në Vatikan deklaroi  në muajin mars se Zoti “nuk mund ta bekojë mëkatin”. “Dashuria fiton” e përshkroi këtë vlerësim të Kishës si “shuplakë në fytyrë njerëzve në të gjithë botën”. Lëvizja publikoi një hartë që tregon të gjitha kishat që u ofrojnë bekimin çifteve homoseksuale. Papa Françesku ka thënë më herët se ai beson se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të bëjnë “bashkime civile”. Vitin e kaluar, ai ka thënë në një dokumentar se këto çifte “kanë të drejtë të jenë në familje”. Autoriteti i Papës në Vatikan ka rënë sidomos me rastin e përfshirjes së shumë pritërinjëve  në pedofili dhe  veprime të tjera që bien ndesh me kodeksin fetar të krishterë.  Kisha Ortodokse në Lindje kundërshton fuqishëm homoseksualizmin dhe veprimet e degjeneruara.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …