Filon seanca konstituive, zgjedhet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve

Projekt-rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit e krimet e luftës në Kosovë nga ish-regjimi serb, ka marrë formën e duhur

Projekt-rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb, tanimë ka marrë formën e duhur dhe ka një strukturë të mirëfilltë. Kështu u tha në takimin e parë të komisionit për hartimin e projekt-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, anëtarët e së cilës patën disa kritika kryesisht tenike. Fillimisht anëtari i komisionit Sami Kurteshi tha se ka bërë përpjekje që në tekstin e rezolutës të nxjerrën të gjitha dokumentet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me çështjen e dokumentimit të krimit të gjenocidit. Pas tij, anëtari i komisionit Muharrem Nitaj tha se titulli projektrezolutë për gjenocidin serb në Kosovë , është më i gjeturi, ndërsa pati disa vërejtje më shumë teknike. Nitajt iu përgjigj Bilall Sherifi, duke thënë se çdo vend në botë i cili nxjerr rezoluta për krimin e gjenocidit e ka një datë dhe nuk u pajtuar që data të largohet.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …