Projektet bujqësore të Junikut, do gjejnë mbështetjen e MBPZHR-së

Projektet bujqësore të fermerëve të Komunës së Junikut do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, gjatë takimit që pati me kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë. Në këtë drejtim, ministrja e njoftoi kryetarin Kuçi më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019 dhe për skemat e mbështetjes, përmes të cilave ajo tha se kanë zgjeruar mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë. Ministrja Zivic, theksoi se në programet e këtij viti do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Junikut dhe me këtë rast ajo ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon. Nga ana e tij, kryetari i Junikut,  Agron Kuçi, e njoftoi ministren edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …