leoni

Letër e hapur drejtuar institucioneve të vendit nga bashkëshortët mësimdhënës, Ilmi Tahiri dhe Emrije Tahiri, në Besianë

Prokuroria Themelore në Prishtinë dha disa detaje rreth përleshjes së bandave, në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë

Sipas Prokurorisë, është konstatuar se nga arma e zjarrit kanë rezultuar të plagosur 7 persona, ku njëri nga ta si pasojë nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Në informatë për opinion  thuhet: Mbrëmë prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është njoftuar nga ana e Policisë së Kosovës, që në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë respektivisht në lokalin ‘Bon Vivant’, ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin, prokurori i shtetit bashkë me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ka konstatuar se si pasojë e të shtënave ka persona të plagosur”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë. Është konstatuar se nga arma e zjarrit kanë rezultuar të plagosur 7 persona, ku njëri nga ta si pasojë nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Ndërsa 13 persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo nga gjësendet tjera. Të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet tutje. Prokurori i rastit në bashkëpunim me Policinë e Kosovë janë duke punuar në drejtim të identifikimit të personave të implikuar në këtë rast me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes, është marr aktvendim mbi ndalim ndaj disa personave. Ajo që është më rëndësi të ceket se një person gjendet në arrati, ndërsa është konstatuar se gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale, thekson Prokuroria.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Gjatë qëndrimit në Greqi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të takohet me mijëra bashkëkombas shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po realizon një vizitë në Greqi ku është paraparë ta …