Kadaj-Bujupi: Të gjitha ato që premtoi Veseli, i pati premtuar Thaçi në 2007-n

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuza edhe kundër dy deputetëve të opozitës

Prokuroria Themelore në Prishtinë i vazhdon  aktakuzat kundër deputetëve të opozitës, lidhur me hedhjen e gazit  lotsjellës gjatë seancave të kaluara në Kuvend Deputetët: Donika Kadaj- Bujupi, Albulena Haxhiu, Albin Kurti e Faton Topalli tashmë janë duke u gjykuar në një proces tjetër gjyqësor për të njëjtat akuza. Deputetja Donika Kadaj- Bujupi ka thënë për mediet se ngritja e këtyre aktakuzave është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, ndërsa ka shtuar se “kërcënimi i vazhdueshëm i Hashim Thaçit që përmes ndryshimit të kodit penal do t’ju pamundësojë pjesëmarrjen në lista zgjedhore njerëzve të cilët kanë aktakuza po kthehet në përndjekje të opozitës dhe ngritje të aktakuzave për veprimet politike që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi”, ka thënë Kadaj- Bujupi. Ajo ka shtuar se për ngritjen e këtyre akuzave është njoftuar përmes medieve dhe se deri më tani aktakuzat nuk u janë dërguar në shtëpi. Pjesë e deputetëve të cilët përfshihen në këto aktakuza janë edhe Pal Lekaj, Teuta Haxhiu dhe Time Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …