Brickos

Eulex

EULEX-i nuk lëviz nga Kosova pavarësisht çka deklarojnë krerët e vendit

Krerët e lartë të Kosovës dhe zyrtarët e lartë të BE-së thuhet se  kanë përafruar qëndrimet përkitazi me vazhdimin e mandatit të EULEX-it, por kanë mbetur vetëm dy çështje në diskutim: afatizimi i mandatit dhe kalimi i lëndëve nga vendorët te ky mision. Vendimmarrja për të dyja çështjet ka kaluar në nivelin më të lartë politik. Për të diskutuar aspektet finale rreth mandatit, në fund të javës së shkuar ka qëndruar në Kosovë shefi i Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Dean. Bashkë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe me shefin e EULEX-it, Gabrielle Meucci, ka takuar autoritetet kryesore. Një takim me titullarët e institucioneve të drejtësisë është zhvilluar në zyrën e kryetarit Hashim Thaçi. Aty kanë marrë pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, si dhe përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe të atij Prokurorial.  Pavarësisht pretendimeve të kreut të Kosovës për ta kufizuar EULEX-in, BE-ja nuk iu beson institucioneve të vendit dhe nuk lejon që misioni të tërhiqet edhe pse kanë kaluar dy mandate më tepër sesa ishte paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …