Papa Françesku në një intervistë për mediet e Francës ka thënë se shtetet duhet të jenë sekulare dhe se ato shtete që lidhen vetëm për një fe, përfundojnë keq. Mendoj se sekularizmi përcillet me ligje të fuqishme që garantojnë lirinë fetare që ofron kornizën për ecje përpara”, ka thënë Papa. Në rritjen e shqetësimit nga të krishterët për përhapjen e islamit në Evropë, Françesku ka thënë se çdokush ka të drejtë të praktikojë fenë që e ka zgjedhur dhe shtetet sekulare, për dallim nga ato me një fe, mund t’ia ofrojë kujtdo këtë mundësi. “Ne të gjithë jemi të barabartë, si fëmijë të Zotit. Por secili duhet të ketë lirinë që ta praktikojë fenë e vet. Nëse myslimania dëshiron të bartë shaminë, këtë duhet mundësuar asaj. Kjo vlen edhe për katolikun që dëshiron të bartë kryqin. Duhet të krijomë rrethanat që a praktikojmë fenë jo në margjina të kulturës, por në të”, ka theksuar papa Françesku i cili ka shfaqur brengosje pse ekstremizmi pas sulmeve terroriste, të cilat po identifikohet me islamizmin.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …