Promovohet libri-ditar lufte: “Duke i shëruar plagët e luftës”, i autorit, Ibish Ahmeti

Promovohet libri-ditar lufte: “Duke i shëruar plagët e luftës”, i autorit, Ibish Ahmeti

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” të shtunën (më 22 tetor), duke filluar në ora 12:00, promovohet libri-ditar lufte, “Duke i shëruar plagët e luftës”, nga mjeku dhe ish-luftëtari i UÇK-së, dr. Ibish Ahmeti.  Për librin e Ahmetit pritet të referojnë analistë, publicistë dhe njohës të rrethanave organizative, historike dhe politike të luftës 1998-1999.  Libri përmbledh zhvillimet e bujshme të luftës në formën e një kronike autentike ngjarjesh, herë-herë të shkruara në baza ditore, që lidhen kryesisht me luftën e frontit të Budakovës për një vit luftë (1998-1999), aq sa autori (Ibish Ahmeti) qe në krye të spitalit ushtarak.  Në këtë libër lexuesit do të mund të gjejnë, po ashtu, informacione të sakta për të gjitha vrasjet, plagosjet, rezistencën e luftëtarëve, rëniet heroike të dëshmorëve etj., si dhe për dritëhijet brenda radhëve të UÇK-së, e për shumëçka tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Pas një pune të përkushtuar krijuese, dolën nga shtypi dy vepra të rëndësishme të autorit Ramadan Rizani

Sot, pas një pune të përkushtuar krijuese, nga shtypi dolën dy vepra të rëndësishme të …