Propozimi i koalicionit PAN për shtyrjen e seancës për dy orë, nuk miratohet

Propozimi i koalicionit PAN për shtyrjen e seancës për dy orë, nuk miratohet

Propozimi i koalicionit PAN për shtyrjen e seancës për dy orë, nuk është miratuar. 60 deputetë kanë votuar për shtyrjen e seancës dhe 60 të tjerë kanë kundërshtuar një gjë të tillë. Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullofci tha se në momentin që ka një rezultat të tillë seanca nuk shtyhet. Ndërkohë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj duke i thënë që mos ta shkel rregulloren e Kuvendit. Shtyrja e seances për rreth dy orë është kërkuar nga deputeti Enver Hoxhaj për të pasur kohë të mjaftueshme për konsultime deputetët e koalicionit PAN.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …