Brickos

PSD

PSD-ja e vetmja opozitë e mirëfilltë në Kosovë, ka të hyra gjithsej 29 mijë e 507 euro, Vetëvendosja mbi dy milionë e 300 mijë

PSD-ja e vetmja opozitë e mirëfilltë në Kosovë, nuk ka të hyra më shumë se 29 mijë e 507 euro në fondin e Partisë. Sipas raportit financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për fondet dhe shpenzimet e partive politike, rezulton se PSD-ja nga kjo shumë ka shpenzuar mbi 28 mijë euro. Në raportin e KQZ-së është bërë me dije se PSD-ja në fushatë zgjedhore ka shpenzuar mbi 9 mijë e 500 euro. Ndërsa të hyra i ka pasur mbi 11 mijë.

PSD-ja e kishte Qëndron Kastratin kandidat për kryetar të Dardanës, i cili nuk kishte arritur ta fitonte garën.   KQZ-ja ka publikuar shpenzimet e partive politike, ku thuhet se Vetëvendosja gjatë vitit 2021 ka pasur mbi 2 milionë e 1 mijë  euro dhe shpenzime mbi 2  milionë e 3 mijë  euro. Përveç fushatës, Partia e Kurit ka shpenzuar më së shumti për pagat dhe kompensimet, me mbi 600 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …