Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se janë hedhur si të palejuara ankesat e PDK-së, LDK-së dhe koalicionit Nisma-AKR-PD, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve. “Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – në seancën e mbajtur sot , ka shqyrtuar ankesat e paraqitur nga subjekti politik PDK, LDK dhe koalicioni NISMA-AKR-PD, të cilat kanë kërkuar që të urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për të hedhur si të palejuara ankesat e larte theksuara”, thuhet në njoftimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
