Qytetar të Drenicës nuk kanë lejuar të hyjë në Prekaz një autobus me qytetar nga Serbia që po shëtiste nëpër Kosovë

Të indinjuar me mënyrën e trajtimit dhe mos kërkimin e faljes për krimet e kryera në Prekaz, Drenicë dhe anekënd Kosovës nga Serbia, një grup i qytetarëve të komunës së Skenderajt, nuk kanë lejuar të hyjë në vendlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prekaz, një autobus me serb nga Serbia që po shëtiste nëpër Kosovë. Qytetarët e revoltuar i kanë thënë Policisë së Kosovës se nuk do të largohen nga rruga derisa të kthehen mbrapa student serb. Tifozët e klubit të Drenicës “Shqiponjat e Zeza”, të mbështetur edhe nga disa qytetarë, po qëndrojnë në rrugë dhe kanë theksuar se këmba e studentëve serbë nuk do të shkelë në Prekaz.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …