Nga numërimi i mbi 20% të votave, Partia Socialiste ka fituar 75 mandate

Kryeministri Edi Rama: Ngujimi në çadër i opozitës, frikë nga drejtësia

Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë nga Shkodra tha se ngujimi në çadër është rezultat i një frike shumë të madhe nga drejtësia. “Kush ngujohet ka një arsye për të fshehur, kush ngujohet ka një faj për të larë, kush ngujohet ka një motiv shumë të fortë për të refuzuar të ballafaqohet me njerëzit. Dhe ngujimi në atë çadër është ngujimi që vjen prej një frike shumë të madhe, frika nga drejtësia. Ndërkohë që motivi ynë për të shkuar në zgjedhje me 18 qershor dhe për t’i kërkuar të gjithë të rejave dhe të rinjve t’i bashkohen rrugës tonë është çlirimi i drejtësisë për t’i dhënë një hov dhe më të madh ekonomisë dhe punësimit”, deklaroi kryeministri Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …