Kryetari i AAK-së dhe Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk pret që gjykata në Colmar të enjten të marrë vendim për ekstradimin e tij në Serbi. “Asnjëherë nuk dihet, por ndjenja ime është që nuk do të nguten. Gjykata do të shqyrtojë informacionet e kërkuara nga Beogradi dhe vendimi mund të merret në javët e ardhshme”, tha ai në një intervistë për AFP. Haradinaj është ndaluar nga autoritetet e Francës më 4 janar të këtij viti, në bazë të një aktakuze të ngritur nga Serbia në vitin 2004 për kinse krime lufte në Kosovë.
