KEK
Fillimi / Lajmet / Ramush Haradinaj: Programi i AAK-së po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve për tejkalimin e krizës ekonomik
Ramush Haradinaj: Programi i AAK-së po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve për tejkalimin e krizës ekonomik

Ramush Haradinaj: Programi i AAK-së po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve për tejkalimin e krizës ekonomik

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se përkrahja për partinë e tij po rritet. I fokusuar tek pozita e kryetarit më shumë se te ajo e kryeministrit, Haradinaj në Rahovec u takua me strukturat e degës me ç’rast shpalosi vizionin e tij për ushtri të fortë përkrah ushtrive të NATO-s . “Përkrahja për Aleancën po vazhdon të rritet. Programi i saj po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve, për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit. Në vazhdim të vizitës në Komunën e Rahovecit, takova strukturat e degës së Aleancës, të cilat listën tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit e kanë pasuruar me kandidatët: Bjondina Kleçka, Berat Duraku, Fatmir Iska dhe Mahmut Morina. Shpjegova vizionin tim për Kosovën e sigurt me ushtri të fortë të rreshtuar përkrah ushtrive të NATO-s dhe pozicion serioz të vendit tonë në rajon e më gjerë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Antony Blinken:

Antony Blinken: Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë sprova “më e madhe gjeopolike” e shekullit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi të mërkurën se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara ...