Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Shumë të arritura të vendit e kanë vulën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka shënuar 21 vjetorin e themelimit. Duke folur për të arriturat e kësaj partie, kryetari i saj, Ramush Haradinaj theksoi se shumë të arritura të vendit e kanë vulën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca dallon nga partitë e tjera, për faktin jo vetëm se i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës e kanë edhe krijimi i ministrive të para të drejtësisë dhe rendit publik në vitin 2005. Po ashtu vulën e Aleancës e kanë të gjitha proceset e angazhimit të Kosovës deri në pavarësi, ndërsa në qeverisjen e dytë, vulën e Aleancës e kanë të gjitha punët që janë sot themel i shtetit tonë”, theksoi mes tjerash kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e shënimit të 21 vjetorit të themelimit të AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …