Rushiti: Për të pasur qetësi shpirtërore viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet ndëshkuar kryesit e këtij krimi

Rashiti: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e aplikimit për statusin e viktimave të dhunës seksuale

Drejtorja e Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti ka thënë se tani më janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e aplikimit për verifikim dhe njohjen e statusit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës kanë përfunduar. Ajo ka shtuar më tutje se përgatitjet profesionale janë bërë, pothuajse në tërësi kanë përfunduar, është trajnuar tani më grupi i anëtarëve të komisionit prej 9 vetave, janë përgatitur organizatat joqeveritare, është përgatitur Departamenti për Dëshmorë, Viktima, Invalid të Luftës nëpër shtatë komuna, kanë marrë njohuritë adekuatë, janë prezantua me formularin për aplikim. Prandaj shumë shpejtë na presim edhe shpresojmë që gjatë këtij viti të paktën të fillojmë me aplikacionet e para. Edhe Qeveria ka marrë vendim që pagesa mujore për të viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës do të jetë 230 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …