Brickos

KEDS-i me fitime marramaendëse, vetëm për tre vite realizon 87 milionë euro

Kryetari i KMDLNJ, Behxhet Shala ka kërkuar angazhim qytetar për protesta ndaj KEDS-it dhe ZRRE-së

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala ka kërkuar angazhim qytetar për protesta masive ndaj KEDS-in dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që po i detyrojnë qytetarët të paguajnë edhe për energjinë që ata nuk e kanë shpenzuar. Ai ka shtuar më tutje se Kuvendi i Kosovës do të duhej ta mbante një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për plaçkitjen që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve, për dëmin që është në vlerë dhjetëra milionë euro për shqiptarët. Neglizhenca dhe heshtja e institucioneve të Kosovës, do të duhej t’i zgjon nga gjumi qytetarët për të ushtruar presion mbi institucionet e vendit, pikërisht mbi ZRRE-në dhe mbi KEDS-in. “Protesta duhet të jetë masive, duhet bërë presion mbi institucionet e Kosovës, mbi ZRRE-në dhe mbi KEDS-in që po na detyrojnë të paguajmë edhe për energjinë që nuk e kemi paguar, ka deklaruar në mes tjerash Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …