Rasim Selmanaj: Është irrutuese për qytetarët përqarja e thellë politike që po shfaqet në Kosovë

Rasim Selmanaj: Është irrituese për qytetarët përqarja e thellë politike që po shfaqet në Kosovë

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj përplasjeve të fundit në mes deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht zëvendëskryeministrit të qeverisë, Driton Selmanaj.  Përmes një shkrimi, Selmanaj ka thënë se në cilëndo rrethanë është me deputetën e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevcin, madje edhe kur ajo mund ‘të gabojë’ qasjen se si e shtron çështjën e të pagjeturve, që rrjedhimisht është plagë e saj, por edhe e Kosovës. “Shpirtërisht, si njeri e si shqiptar, në këtë temë jam me Ty Sarandë!”, ka shkruar Selmanaj. Ai ka thënë se është irrutuese për të dhe qytetarët përqarja e thellë politike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …