Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se nesër, më 5 qershor 2016, me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, në orën 11:00, në selinë e Kryesisë së BIK, u drejtohet besimtarëve dhe popullit të Kosovës me një mesazh urimi, në ambientet e selisë së Kryesisë së BIK-së të Kosovës. Po nesër, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, viziton Bashkësinë Islame, me qëllim për ta uruar myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, muajit të Ramazanit.
