Refik Hasani

Refik Hasani: Kundër mospranimit të librave në gjuhën shqipe nga Qeveria e Beogradit duhet të reagojnë Prishtina dhe Tirana

Kuvendi i Shqipërisë dhe  i Kosovës është dashur të reagonin lidhur me mos lejimin e dërgimit të librave në gjuhën shqipe për nxënësit e tri komunave të Kosovës Lindore, nën okupim të Serbisë. Pas heqjes së Lapidarit të UÇPMB-së më 20 janar 2014, kthimi i librave shipë në Kosovë, të cilat  ishin shtypur dhe ishin donacion nga Ministra e Arsimit të Kosovës është një diskriminim tjetër shumë i rëndë që iu bëhet shqiptarëve të kësaj ane. Kërkohet reciprocitet për të drejtat individuale dhe kelektive për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Prishtina zyrtare në bisedimet me Beogradin në Bruksel do të duhej të  reagonte për këtë veprime të Qeverisë së Serbisë. Tirana zyrtare duhet t’i dërgojë  një notë proteste përmesë ambasadorit shqiptar në Beograd. Banorët shqiptarë të këaj ane, me të drejtë ndihen të lënë anash nga Prishtina dhe Tirana.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …