Refik HASANI: Në Ballkanin Perëndimor, përcaktues jemi ne Shqiptarët !?

Kryeministri,  Edi Rama, përmes një deklarate, duke theksuar e  pronoi publikisht se ,,Ballkani i Hapur’’, ka vdekur.

Çdo inciativë në Ballkanin Perëndimor, fillimisht duhet të ketë rregulla, parime si në përmbajtje dhe për funksionim.

Çdo tentativë pa përkrahjen e neve shqiptarëve, është i destinuar për dështim.

Ne, shqiptarët në këtë pjesë të Ballkanit Perindimor, jemi përcaktues, sepse mbi të gjithë jemi me numërin më të madh se popujt që na rrethojn, por edhe për shkak të pozitës strategjike.

 Dhe, që asnjëherë nuk kemi mohuar, apo pushtuar asnjë nga popujt, nuk kemi diskriminuar e as nuk kemi kryer pastrim etnik e gjenocid, por jemi në trojet tona stërgjyshore.

Nuk jemi shtrirë mbi terrritore të popujve fqinjë, përkundrazi-jemi përballur e na jan imponuar luftra mbrojtëse e ÇLIRIMTARE, që populli Serb dhe Grek, jan zgjeruar dhe vazhdojn të ushqejn pretendime të pushtojn territore të hapsirës son shqiptare.

Ne, shqiptarët përveç që kemi dhën shenja shumë shekullore, vazhdojm të jemi dhe bartim sakrificën për të mirën e gjithë Ballkanit dhe Evopës. Prandaj, nga ne do të duhet dhe varet rreth çdo inciative, dhe nga ne duhet përkrahje për çdo sukses.

Është dashur të dihet që në fillim se për ,,Ballkanin e Hapur’’, është i destinuar të dështoj, sepse ishte që Serbët nga ndikimi i Rusisë të ndikojn në ,,Ballkanin e Hapur’’, për t’na nënshtruar neve Shqiptarëve, dhe thjeshtë dështoi, sikur shumë  inciativa me këtë frym me predispozita, do të dështojn. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pronoi publikisht se ,,Ballkani i Hapur’’, ka vdekur, që në fillim ia kemi bërë të ditur  se inciativa ,,Ballkani i Hapur’’, nuk është inciativë e neve shqiptarëve dhe nuk është në interes edhe të neve shqiptarëve.

Inciativa  edhe dështoi, pa asnjë të vetmin rezultat të arritur, në vendë të krijoj e afirmoj vlera të njëmendëta, si në ekonomi, kulturë etj.

Ishte humbje kohe në krijimin e një krijese që me çdo kusht, ku dëshiroj të dominoj Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …