Reuters raporton se Kompania Contour Global planifikon të tërhiqet nga plani për ndërtimin e Termocentralit "Kosova e Re"

Reuters raporton se Kompania Contour Global planifikon të tërhiqet nga plani për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”

Kompania Contour Global ka planifikuar të tërhiqet nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavatë. Siç raporton Reuters, sipas një njoftimi të Contour Global, arsye për këtë është se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen. Si arsye ka përmendur edhe ndryshimet politike që kanë ndodhur në Kosovë. Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro. Ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re është kundërshtuar në vazhdimësi nga përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët e konsiderojnë si projekt të dëmshëm për mjedisin dhe thonë se do të çonte në rritje të çmimit të rrymës për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Syla paralajmëron protesta të tjera për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Sekretari organizativ i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se …