Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi nuk është kusht për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-eproti i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi ka kundërshtuar deklaratën e ministrit Arban Abrashi, i cili ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është kusht edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të jetë e vërtetë dhe se më këtë Qeveria e Kosovës po dëshiron të mbajë peng formimin e ushtrisë. Rexhep Selimi i cili është edhe anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, duke kujtuar edhe rastet e më pashme kur Qeveria ka bërë përpjekje që formimi e ushtrisë ta vendos në pako si me Gjykatën Speciale, vendet e rezervuara në Kuvend për minoritetin serb, ka thënë se tash edhe me Demarkacionin po luan një lojë të rrezikshme me ushtrinë. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme me Ushtrinë e Kosovës me sigurinë në Kosovë dhe Rajon e mbi të gjitha është një manifestim që ata ushtrinë e kanë për ta shitur jo për ta themeluar”, ka thënë Selimi, për lajmi.net.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …