RKL

RKL: Dhjetë vjet pavarësi në rrugëtimin një hap para dy hapa prapa

Kaluan dhjetë vjet qyshkur në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008 vendi ynë u shpall Shtet i pavarur dhe sovran. Kosova fillimisht ishte shpallur shtet me pavarësi të mbikëqyrur, duke i lënë brenda “bombën e kurdisur të markës Ahtisari”, e cila ishte një hap para për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por që  kishte vënë disa kushte të cilat me kohë do ta degjeneronin këtë pavarësi dhe do ta mbyllnin në një status-quo për shumë vjet e ndoshta edhe për decenie të tëra.

Të drejtat ekskluzive, të patjetërsueshme të këtij komuniteti kushtëzojnë disa  segmente të pavarësisë së plotë, të cilat edhe sot e kësaj dite e mbajnë të ngrirë statusin e Kosovës. Pa pëlqimin e shumicës së deputetëve serbë të Kuvendit  të Kosovës, shteti ynë nuk mund ta themelojë Ushtrinë e vet. Prej shpalljes së pavarësisë kanë kaluar 10-vjet dhe Kosova nuk ka arritur ta themelojë ushtrinë. Pavarësisht përpjekjeve të vrullshme të kryetarit Hashim Thaçit se  ushtrinë ta themelojë me ligj, ai ishte  tërhequr me kokën poshtë para autoriteteve ndërkombëtare dhe më në fund kishte pranuar se Ushtria do të themelohet në kohën kur për këtë ta japin pëlqimin deputetët serbë, deti atëherë duhet pritur, sepse nuk bëhet ndryshe.

Po ashtu nga Pakoja e Ahtisarit rezulton edhe autonomia a plotë për veriun e vendit, rajon i vili prej qershorit të vitit 1999 nuk qeveriset nga Republika e Kosovës dhe atë pjesë të vendit nuk kanë guxuar ta vizitojë asnjë prej zyrtarët të lartë të shtetit, madje as nën sigurinë e policisë së Kosovës, apo të forcave të KFOR-it. Edhe nëse ka ndodhur, që ndonjëri të ketë provuar të duket sa për sy e faqe, është detyruar të depërtojë atje nëpër rrugë anësore dhe gjysmë-ilegalisht sikur i kishte ndodhur, ish-kryeministrit, Isa  Mustafa, i cili kishte marrë pjesë në përurimin e një ure, nën mbrojtje të autoblindave të KFOR-it.

Një hap prapa i Kosovës ka qenë edhe pranimi i bisedimeve me Serbinë pasi që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte shpallur verdiktin ku thuhej se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk kishte rënë ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Pranimi i negociatave  të pakushtëzuara me Serbinë, fillimisht për çështje teknike dhe më vonë për çështje të brendshme, që prekin edhe sovranitetin e Shtetit dhe bien ndesh me Kushtetutën, ka qenë shkelja më e rëndë që iu ka bërë pavarësisë duke filluar nga bisedimet në Bruksel, më 19  prill të vitit 2013.

Në vazhdim të kthimit prapa të proceseve, ishte edhe pëlqimi e më pas aprovimi në Kuvend i themelimit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, me kërkesë të një raportuesi të  Këshillit të Evropës, nga një kundërshtar i hapur i pavarësisë së Kosovës dhe kundërshtar i bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, zvicerani me origjinë serbe, Dik Marti.

Në këtë rast, klasa politike e papërgjegjshme e Kosovës ka vënë në pikëpyetje edhe pavarësinë, meqë ishte pikërisht lufta e UÇK-së e përkrahur nga ajri edhe nga forcat ushtarake të NATO-s që çoi fillimisht në çlirimin e Kosovës e më vonë bëri të mundur  edhe shpalljen e pavarësisë së më 17 shkurt 2008.

Kosova, mjerisht nuk ka ecur para në zhvillimin ekonomik, sepse klasa e korruptuar e qeveritarëve ia ka zënë frymën proceseve zhvillimore, ndërsa investitorët e huaj nuk pranojnë të investojnë apo të realizojnë programe zhvillimore në një shtet nuk ka stabilitet dhe siguri dhe ku korrupsioni ka prekur të gjitha poret e shoqërisë.

Në Kosovë është fuqizuar tejmase mafia politike, ekonomike dhe mediale, e cila, jo vetëm që nuk e ruan interesin e vendit por e shfrytëzon dhe e përvetëson atë.

Nga vitit në vit është rritur diferenca sociale ndërsa papunësia ka arritur shkallën 30% sipas shifrave zyrtare, të cilat nuk janë reale, sepse një pjesë e madhe e të papunëve nuk lajmëron në zyrat e punës. Mjafton që ky fakt të ilustrohet me të dhënën se për një vend pune konkurrojnë deri edhe 300 e më shumë veta.

Prania e vazhdueshme e UNMIK-ut në veri të Kosovës dhe e EULEX-it ka stagnuar proceset politike afirmative, meqë këto dy misione nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe nuk i japin kontribut këtij procesi, pasi mbështeten në Rezolutën 1244, të KS të OKB-së, e cila ende pranon sovranitetin e Serbisë mbi vendin tonë. Këto dy misione nuk i kanë hulumtuar as i kanë dënuar kriminelët serbë, që kanë kryer krime kundër shqiptarëve në Kosovë, por i kanë arrestuar dhe dënuar qindra eprorë dhe pjesëtarë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Pavarësisht ngecjeve evidente në shumë segmente, Kosova në dhjetë-vjetorin e pavarësisë ka shënuar  edhe një varg suksesesh, sidomos në rindërtimin e vendit, në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve,  në rregullimin e infrastrukturës rrugore me dy autostrada kombëtare, që lidhin Prishtinën me Tiranën dhe Shkupin dhe rrugë të tjera anë e kënd vendit.

Pavarësia e Kosovës është proces që nuk mund të kthehet prapa as të zhbëhet edhe për faktin se pavarësinë e kanë pranuar  117 shtete të botës, në mesin e tyre shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme të botës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Turqia, Italia dhe shumë shtete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …