CoronaVirus

RKL: Si po i deformojnë informatat e përhapjes së koronavirusit, disa nga mediet në gjuhën shqipe

Situata e papritur e përhapjes së një sëmundje të rrezikshme, sikur është aktualisht koronavisuri, ka bërë që shumica e medieve dhe gazetarëve tanë  të papërvojë e të papërgjegjshëm, të përhapin panik dhe të mbesin të pa ndëshkuar si në asnjë vend tjetër të botës, sepse gazetarët shqiptarë janë më të privilegjuarit e botës, meqë jetojnë në dy Shtete ku ligjin e shkelin, ata që duhet ta mbrojnë.  Ata madje luajnë edhe rolin e prokurorëve, hetuesve, gjyqtarëve manipulantëve dhe dezinformuesve më të rrezikshëm, më të pa cipë dhe më të papërgjegjshëm, vetëm për të postuar sa më parë një sensacion që iu sjellë klikime në internet. Këtë garë marrëzie ata e quajnë të arritur.

Shumë prej këtij soji të shkruesve nuk janë gazetarë, nuk e njohin andaj edhe nuk e përfillin  kodin e gazetarisë, por janë mashtrues e shpifës ordinerë, të cilët paguhen nga drejtuesit e medieve për aq sa sjellin klikime dhe sensacione.

Në një gjendje të tillë ku ndodhet gazetaria shqiptare sot, shto kësaj edhe numrin enorme të medieve dhe konkurrencës së egër kapitaliste, pretendimet për të mbijetuar kanë ngjallur një garë marramendëse, nga e cila pëson në radhë të parë lexuesi i painformuar, të paarsimuarit, njerëzit pa punë e pa perspektivë që kanë prirje për të përfolur dhe për të komentuar gjithçka, janë njerëzit, që sikur thoshte Samiu i Madh, Atij që beson shumë mos i trego përralla, sepse i merr për të vërteta. Asgjë në mos ditshin më shumë këtë fjalë të urtë të Sami Frashrit e dinë të gjithë gazetarët tanë dhe shumica dërrmuese e tyre e menaxhojnë për mrekulli.

Në mediet shqiptare, sa i përket epidemisë së përhapjes së koronavirusit, afishohen kryesisht  informata selektive, të mbushura me sensacione, që krijojnë pasiguri dhe ngjallin frikë. Afishohen e transmetohen lajme nga vendet e prekura me koronavirus, por jo lidhur me vendet ku nuk ka fare shfaqen të sëmundjes, apo ka fare pak sikur është rasti i Rusisë, njërit prej shteteve më të mëdha dhe më të forta të botës, ku janë evidentuar vetëm pak më shumë se 200 të prekur. Nuk kërkohet të mësohet pse ndodh kjo. Ja për shembull si e komenton këtë lajm vetë  kryetari i Rusisë, Vladimir Putin. Ai tha  këtë javë se vendi i tij ia kishte dalë mbanë të ndalonte përhapjen masive të koronavirusit dhe se situate ishte nën kontroll, falë masave të hershme dhe agresive që ishin marrë. Sipas informatave të publikuara nga qeveria ruse, duket se strategjia e Putin ka funksionuar dhe numri i rasteve me koronavirus është shumë i ulët duke pasur parasysh afërsinë me Kinën dhe numrin e popullsisë, bën të ditur CNN. Arsyet për triumfin e Rusisë duket se janë masat e marra në kohë, si mbyllja e kufirit 4000 km me Kinën që në 30 janar dhe krijimi i zonave të karantinës. Testimet janë një tjetër pikë e fortë e Rusisë. “OBSH tha testoni, deklaroi Melita Vujnoviq, përfaqësuesja e OBSH për Rusinë. “Epo, Rusia e filloi këtë që në fund të janarit.” Rusia nuk ngurroi të vendoste kontrolle të rrepta në aeroporte, duke u fokusuar te udhëtarët që vinin nga Italia dhe Irani.

Ky lajm nuk iu bën përshtypje gazetarëve tanë gjysmakë, sepse Rusinë e konsiderojnë shtet armik. Pastaj është edhe një dukuri tjetër, krejtësisht naive dhe e papërgjegjshme lidhur me Korenë e Veriut, një vend komunist të cilin e urrejnë shumica e gazetarëve që shkruajnë e flasin shqip. Ata shfaqin dyshime se në Kore e Veriut  është bërë batërdi, se është shteti më i varfër i botës dhe ata si komunistë, janë kriminelë i fshehin të dhënat.

Edhe pse kryetari i Koresë së Veriut,  Kim Jong-un,  ka deklaruar  zyrtarisht  se me një karantinë 30-ditore, kufij të mbyllur dhe pezullim të tregtisë me Kinën, ka arritur ta mbajë vendin e tij të pastër nga koronavirusi,  disa medie në Kosovë dhe në Shqipëri, pa u mbështetur në burimet zyrtare spekulojnë se sipas tyre,  “vendi më i varfër i botës ka shumë të vdekur por  vetëm po maskohet dhe mburrjet aspak realiste”. Liderët në qytetin më të madh Fenian, të Koresë së Veriut, thonë se vendi kishte qenë në gjendje të ndalonte infektimin nga koronavirusi duke luftuar për mbijetese kombëtare. Zyrtarët në Korenë e Veriut thanë se ata nuk gjetën asnjë të infektuar me koronavirus ndërmjet më shumë se 5400 njerëzve që u nxorën nga karantina.

Gazetarët kujdestarë të kronikave të zeza, afishojnë lajme selektive sipas shijes së tyre, apo të redaktorëve. Ata anashkalojnë lajmet pozitive, afirmative, lajmet që ngjallin besim, perspektivë, duke e ilustruar me informata nga shtete të ndryshme të botës, që  nuk janë prekur na ky virus. Lajme të tilla vështirë se gjeni në shtypin e zi e të verdhë shqipfolës e shqipshkrues.

Do të gjeni lajmin e pakonfirmuar se kancelarja gjemane, Angela Merkel  është prekur nga mjeku me virus, me qëllim për të ngjallur panik, me një lajm sensacional i cili shumohet e shumëzohet me “copy past” dhe për pak minuta e gjen te të gjitha ato që i quajnë dhe vetëquhen medie, portale, gazeta dhe që janë fatkeqësia dhe mungesa e informimit të drejtë të vërtetë, objektiv e konstruktiv.

Do të gjeni lajmin se deri tani në Shqipëri kanë vdekur pesë të infektuar, edhe pse janë vetëm katër dhe që të gjithë me sëmundje të rënda si kancer në mushkëri, pneumoni e sëmundje të tjera.

Në krejt mediet e shkruara e elektronike në gjuhën shqipe nuk gjeni asnjë lajm për vendet, të cilat kanë marrë masa ekstreme shtrënguese si Rusia, Turqia, Koreja, Azerbejxhani, Kazakistani i dhjetëra shtete të mëdha të botës, ku masat preventive kanë dhënë rezultate optimale.

Në vend se të mbështetet e të përshëndetet kryeministri Edi Rama në masat që ka ndërmarrë dhe po ndërmerr, ai shahet, fyhet, përçmohet, bëhet objekt talljeje e humori në emisione të medieve të ndryshme që nuk shprehin seriozitet as përgjegjësi.

Në Kosovë, mbetet në shënjestër, të sulmeve të medieve të Vetëvendosjes,  kryetari Hashim Thaçi vetëm sepse ka propozuar aksidentalisht  shpalljen e gjendjes së Jashtëzakonshme, e cila u bë mollë sherri për prishjen e koalicioni me paterica, i cili po mbahet në këmbë “falë” frikës nga koronavirusi.

 

Koha Ditore bombardon me lajme për protestat e kusia e tepsia, me çelësa e gërvallje nga ballkonet, duke kërkuar të mos rrëzohet Qeveria, sepse është një shans për Veton Surroin i cili 30 vjet më parë me kusia e tenxhere kishte bërë përpjekje ta ruante Jugosllavinë e babait të tij ambasador duke e  UJD-isur Jugosllavinë e cila kishte marrë tatëpjetën për theqafje.

Edhe tani me protesta nëpër ballkone shtëpish e ndërtesash, në disa lagje të Prishtinës po u shprehka vullneti popullor për Qeverinë,  e cila po e shkarkon vetveten sepse nuk ka kapacitete qeverisëse, nuk ka maturi politike, nuk ka sjellje shoqërore e serioze  për t u përballur me krejt sfidat plus Koronavirusin dhe ardhmërinë krejt të zymtë.

Gazetarët e ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, e kanë të vështirë të bëjnë shumë për ta pasqyruar të vërtetën me maturi e seriozitet, sepse niveli i publiku lexues të portaleve e sensacioneve, mjerisht është më i  madh në numër, ashtu sikur shumë i madh në numër është niveli i nxënësve tanë të pa pajisur me dije dhe  të cilët kryejnë shkollat, por  për tërë jetën mbesin gjysmë analfabetë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …