Robert Bosch: Ushtria e Kosovës nuk është njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, sikur mendon zonja Bërnabiq

Robert Bosch: Ushtria e Kosovës nuk është njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, sikur mendon zonja Bërnabiq

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se transformimi i FSK-së në ushtri nuk është duke ndodhur në kohën e duhur dhe është në kundërshtim me perspektivën euro-atlantike. “Pajtohem plotësisht me mikun tim Serwer, i cili pyet pse nuk duhet të ketë ushtri një vend i pavarur? Ajo nuk është kundër askujt dhe është multi etnike, nëse Beogradi nuk do të bënte presion te serbët që të mos bashkohen me të. Dhe sigurisht jo një njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, sikur mendon, zonja  Bërnabiq, duke nxitur  luftë  nga ana juaj”, ka shkruar Bosch. Kundër qëndrimit të NATO-s është shprehur edhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …