Rrustem Geci

Rrustem Geci: Festa e 17 Shkurtit

Qeverisja e keqe na e rrëxoi ëndërrën

atdheut  tim  tani  i  mungojnë  duart
i mungojnë  gjëra  që  duhet  t´i  ketë
i  mungon mirëqenia  për  të ardhmen

 

Shtet, ti më  bëre  mua  të  padëgjuar
në Vjenë  dhe  Bruksel,  t´i  e  shkele
Kushtetusen. Shtet,  ke marramendje
mos frika  nga  tradhëtia  të  ka  zënë

 

Kryeministër, a ke pyetur ndonjëherë
pse populli kundërshton firmën tënde
“Kufjtë  me  fqinjët”, “Asociacionin”
a e di pse; të mos qajnë  të  palindurit

 

Populli  s´është  aq  budalla,  ai  sheh
ai e di, kur në  kalli  ka  kokrra  gruri
Kosova duhet ta anulloj nënshkrimin
që  të  ardhshmit  tanë  të  mos qajnë

 

Të  ndarë  midis  mosmarrëveshjeve
realiteti në  Kosovë është shpërthyes
të korrat e pastërta rrënjët  i  kanë në
tokë. Shtet, tradhëtia s´hahet me asgjë!..

Rrustem Geci: Fshati i vdekjeve

Ç´të bëjmë me shpërnguljen dhe mërgimin
si ta ndalim këtë murtajë  për  kombin tonë
këta  dy vrasës  të  pashpirt të  shqiptarëve
shoh, plotë njerëz tek habiten kur dëgjojnë
ky  artist, ai  shkencëtar, ose ai kozmonaut
kanë  prejardhje   shqiptare,  prejardhje  të
vendit tonë, por që shpërngulja i ka sikteris
nëpër qytete dhe shtete pa emër e mbiemër
ç´të bëjmë me shpërnguljen dhe mërgimin
flasin pjesë të atdheut  të  shpërngulur, flet
Ilirida, Molla  e  Kuqe, Çamëria, Presheva
flasin Kosova dhe  gjitha  trojet  shqiptare
për  një  gjysmë  atdheu tërësisht  të  shuar
Jo fort moti, udha më rastisi  përtej, Nishit
Në  një   katund  me  emër, Molla  e  Kuqe
Fshati ku kishin  jetuar  shqiptarët  ishte  i
vdekur. Në atë fshat të vdekjeve  të  gjithë
vdekurit qanin  për  një  varr  të  vdekjeve
të vdekur qenë  të  tashmit, dhe  të kaluarit
të  ardhshëm  në   atë  Katund  nuk  kishte
shpërngulja  ua  kishte  shuar  emrin, dhe
mbiemrin. Në  këtë pjesë të Shqipërisë  së
lashtë,  varret   qenë   shndërruar  në  toka
buke. Krahina e Molla e Kuqe kishte vdekur
Në një  çast  tek qanin  pema  dhe  bari, në

Në këtë tokë të Shqipërisë së lashtë dy  të
vdekur, fqinjë të pavarrosur gjatë luftave
pyesnin njëri- tjetrin; miku im  i  vrarë  si
ndodhi që  asnjë i vdekur  më s´është  tek
kjo varrezë, ku vajti fshati ynë i vdekjeve
fqiu kufomë, ju përgjigj; miku  im  i  rënë
shpërngulja  neve na vrau  më  shumë  se
pushtimi! Nën pushtim s´vdesin të gjithë
nën pushtim  së paku ruhet  bima e gjakut
Të gjallët qofshin edhe të poshtëruar, nuk
vdesin kështu si vdiqëm né! Ashtu  është;
miku im i vdekur, të  pyes; a di me  shkru
që t´ua lëmë një porosi  të  gjallëve; që  të
kombi ynë të ketë kujdes nga mërgimi, se
shpërngulja vritka më shumë  se  vdekja!..

 

Dortmund, kallnor, 2016

Rrustem Geci: FORCA E KRIJIMIT – Poezi nga libri

Kush po na e kthen diellin prapa

kush pa na e kthen ëndrren përmbys

pyesin mëmat, baballarët, gjyshërit

pyet gjaku i zemëruar i të rënëve

Në tëra qytet kolos të kombit tonë

Atdheu na thërret të bashkohemi

jam në kodër të të gjitha vetimave

ku koha rrjedh krejt e pafajshme

Në zemër të vetëdijes së popullit

mbizotëron bashkimi mbi ndarjen

guximi mbi frikën , krenaria mbi

ligësinë, dhe fitorja mbi të gjitha

Nuk ka një gjuhë tjetër perëndie, sa

shqipja jonë, sa gjaku i saj gjuhësor

sa dielli ynë dhe hëna shkëlqimtare

sa ( 4 ) elementet krijuese të natyrës

SOZI ME VETEN

Nëse unë s´do ta dehja veten time

me lexues që poezinë e duan me

shpirt, s´do shkruaja më vargje

vetes do t´i jepja dënim të rëndë

Tumës së Lotit, ku luaja si fëmijë

ai vend tani është i zënë me varre

aty ka disa të rënë të luftës sonë

dhe gropa ende të parregulluara

Poetët jo rrallë frikohen, jo nga

prangat, as nga luftat këtej rrotull

por nga shtirja e prijësëve tanë

dhe shndërrimi tyre n´mashtrues

Njeri, kurrë mos e rrëfe dashurinë

as trishtimin që e ke në zemër

eh, sa gjëra sot i ngjajnë erërave

që koha jonë i hedhë jashtë vetes!..

MALL DASHURIE

Gruaja që erdhi pa trokitur te unë

në shpirt ma ndezi mua një qiri

jam shija e kësaj natyre më tha

dhe flakën e ndezur më la në gji

Ndarja me atë grua që e desha

më la flakë dëshpërimi, zbrazëti

gruaja e asaj mbrëmje ishte e

veçantë, një e lindur për dashuri

Me atë grua unë e treta një natë

ta dëboja s´merrja dot vendim

vetes unë i flisnja me ngadalë

por ajo grua kishte hyrë në mua

Gruas së asaj mbrëmje buzët i

këndonin. Mishi i saj qé i butë

ajo i ngjante një ylli të argjendtë

që vetëm bio e jetës di ta krijojë!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

Shumë ballë shtrëngatash po fryn

era, Anës së Drinit, dhe gjithandej

Kosovës. Nuk ia kam frikën kohës

turp më vjen të mbetemi pa fitore

Ky vend, ky dhé, dhe atdhé i yni

ka qiell për gjithsecilin qytetar, që

ta shkruaj emrin e vet të krijimit

emrin e vet të të mbjellave në arë

Kosovë e një mijë e një betejave

trashëgimtare e shqiptarve të lashtë

trashëgimtare e atdheut të vogluar

a ke armë përveç duarve të trupit

Me fitore nuk jemi dhe aq mirë

liri, t´i je sot e zemëruar me mua

por, dashuria për ty s´më shterron

tek ty kam pirë qumështin e jetës

Atdhe, kam frikë nga dashuritë e

mëdha, dhe nga të qënit i mundur

kjo jetë s´më do ashtu si dua unë

me çaste s´më do as ngadhnjimtar!..

 Dortmund, 2016

Rrustem Geci – NUSJA E ERËRAVE

( Të  punosh  tokën   me  duart   tua
dhe  farën  ta hedhësh në arë vetë
t´i korrësh të korrat kur ato piqen
Nuk  ka  liri  më  sublime  në jetë!…)

Në gacat  e  prushit  e gjeta poezinë
të vetmuar, të tymosur, të përgjakur
ajo shkruante  në  gurin në pashkruar
një ekuacion natyror  të graviteteve

Nuse  e  erërave,  bijë  e thellimave
a  e  sheh sa  e  pa formë është nata
a sheh sa  i  pa  formë është gëzimi
a e sheh sa e pa formë  është  dehja

Sy i tokës, kujdes nga yll i papastër

nga  gënjeshtërat e mëshirimit, nga
çastet me kurthe! Çdo pikë e gjakut
të rënë, e do fitoren për luftën e bërë

Nuse e erërave, nuse  e  thëllimave

më tokësorja ekzistencë  e  natyrës
s´është e lehtë që t´ia tregosh dritën
territ, dhe as dimrit  tënd gjelbrimin!..

Dortmund, Janar, 2016

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …