leoni

Rusia vazhdon ta shtojë praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën

Rusia vazhdon ta shtojë praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën

Pavarësisht thirrjeve të vendeve të perëndimit, Rusia po vazhdon ta shtoj praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën. Njoftohet se dy anije luftarake ruse kaluan ngushticën e Bosforit për të shkuar në Detin e Zi ndërkohë që 15 anije më të vogla u vendosën në det ndërsa Moska shton prezencën e saj detare në një kohë thellimi tensionesh me Perëndimin dhe Ukrainën. Përveç kësaj, Rusia ka kufizuar përkohësisht lëvizjen e anijeve të huaja luftarake “dhe anijeve të tjera shtetërore” pranë Krimesë, të cilën e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, një veprim i dënuar nga Kievi dhe Uashingtoni. Shenjë tjetër e thellimit të tensioneve në rajon ishte edhe një anije me kamionë logjistikë dhe pajisje për forcat e NATO-s në Rumani që kaloi Bosforin, sipas të njëjtit gazetar të agjencisë së lajmeve Reuters.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti vazhdon të injorojë Tiranën zyrtare, teksa Shqipëria forcon rolin në mbrojtje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prej kohësh po kritikohet për injorimin e Tiranës …