Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: E pa pranueshme nofka e akuzës,  “Ndërrmarrje e përbashkët kriminale” 

UÇK ishte luftëtare për liri!  Nuk mund t’ i tjetersohet as emri as lufta e saj çlirimtare!  Ishte luftë  në Kosovë, jo Konflikt! Absurde e konsideroni apo qëllimshem e quani konflikt, ndërsa i dënoni me ligje për krime lufte!  Ju padrejtësisht përdorni ligjet më të ashpra, ndonjherë edhe ligjet që nuk kan ekzistuar në atë kohë!  Skandaloze Gjykata e Kosovës me prova e ligje të Serbisë sjellë verdikte gjyqësore!  Si mund t’ i përgjithsoni rastet individuale dhe i quani sulm kundër Civilve!

A ka njeri në Kosovë që gjenë deshmi se janë sulmuar civilët në grup apo në masë nga UÇK! në ndonjë kolonë, vendëqendrim, pazar, kinema, tren apo autobus! Çka janë këto emertime, nofka ndaj UÇK-së! UÇK s’ka qenë në luftë me civil të asnjë nacionaliteti, por në luftë me ushtrinë milicinë e agresorit serbo-sllav! Mos vallë porositë serbe janë që lufta në Kosovë të quhet – Konflikt Civil- prandaj cilën njësi matëse do ta përdor Gjykata?! Cili ligj, cila e drejtë Kombëtare apo Ndërkombtare! Ju jep të drejtën për të vepruar kolobracionistve të armikut,kundër popullit të vet!Në Luften e UÇK-së, kjo kategori s’është prekur fare, sepse kemi respektuar Konventën e Gjenevës -Të Drejtat në Luftë!

1.Jo që kemi qenë shumë tolerantë, por nuk kemi dashur të bejmë luftë vëlla vrasëse!

2.Kushtet dhe mundsitë kanë qenë të limituara, s’kemi pasur Burgje, Gjyqtar,Prokuror,Avokat e as ligje tona, pos atyre Ndërkombëtare!

3.S’kemi pas infrastrukturë kushte trajtimi as ato elementare e fizike, për të i trajtuar sipas normave normale, pasi që kemi qenë të gjithë në kushte jo normale!

4.Dy mundësi të vëtme kanë egzistuar,me i vrarë pa gjyq ose me i liruar pa i gjykuar!

5.Ne e kemi përdorur  mënyren e verifikimit të evidentimit të tyre dhe largimin nga fushë betejat,duke i kërcnuar me gojë ose me shkrim në Komunikatat publike!

Komuniktat s’kaën qenë urdhëra as vendime! Kanë qenë informim publik,i vetmi deri sa s’kemi pasur radio televizion e as gazetë tonën.  Nëse edhe këto veprime të shkruara këtu në piken pesë, paskan qenë të pa ligjshme e të pa drejta, vallë a mos u deshtë të i lejojm të pa penguar spiunat të ja bejnë argatin e armikut, dhe ta shkatrrojnë të ja bëjnë varrin UÇK-së, dhe luftës së saj për liri!  Pytja se a konsiderohet viktimë bashkëpuntori i armikut? Mendoj  se jo viktimë, por  i vet viktimizuar (i pa ligjshem).  Në cilin vend të botës apo ku do të tolerohej kjo,a kemi ndonjë rast,në ndonjë vend,në ndonjë luftë në Botë,që bashkpontoret e armikut janë marrur në mbrojtje nga ata të cilëve  ju kan sjellur dëme lufte! Edhe sot me qenë në luftë ma shum do ti mbroja armiqt e plagosur,e të dorzuarit se se kolobracionistet, s’ka arsye se ishin apo jo bashkëkombas! Këta ishin dhe janë ma te kqinjë e më të rrezikshem se armiqt! Mendo me kokë të ftohtë se vetem një informacion i një spiuni  i ish B.Sovjetik nga Ambasada në Japoni,i cili njofton Stalinin se Japonia se ka në plan ta sulmoj Rusin nga ishujt e kontestuar me Ruset! Rusia i terheq forcat drejt që të -Stalin Gradit- dhe i thyen forcat Gjermane!

Kjo tregon se sa dëmë apo sa peshë ka veq një informacion në luftë më shum se 20.000 luftetarë e lëre ma një spiun apo shumë të tillë! Nuk përjashtohet mund të ketë pasur veprime individuale,kanë mund  me qenë edhe me lidhje familjare daj, nip apo kushëri pasi  Kosova është shumë e vogel,lidhjet njerëzore janë të veqanta!  Në këso raste me pas dit edhe me pasë parë dajen e vet në anën e armikut,me armë apo radio lidhje ndoshta e ka falë, që nuk është dashtë ta falë! Ndërsa nëse  e ka hasur hasmin e vet ndoshta edhe është hakmarr e ka maltretu apo vrarë që nuk është  dashur ta bëjë!  Këso raste mund të kenë ndodhur në situata kaotike të luftës,çdo luftë ka dëmet kolaterale gjithkund në Botë! Këto raste të izoluara e individule nuk ishin me urdhra e vendime! Nuk duhet të i mëveshet përgjegjsia Komandës nëse janë të pa fajshem! Ai që e ka bë krimin me ndonjë arsye personale, duke menduar se e bën për UÇK-në apo me u bërë më patriot, siq thuhet ma katalik se Papa, le ta arsyetoj veprimin para drejtësisë! Ai që ka vrarë apo maltretuar dikendë për hasmeri dhe qëllime e motive personale, le të perjigjet para ligjit siq ndodhë në çdo kohë në luftë e jashtë lufte! Mos të njolloset e tërë UÇK-ja e tërë Kosova! Ju gjyqtar shihni si vepron Zelenski në luftën e Ukrainës! Ne e kemi pas një edukim tradicional nga gjyshërit tanë ; Me të pa fajshmin mos bën mekat, ndë sa atëherë kur vëllai bëhet me armikun, shtoja një fyshek pushkës! Kjo është edhe në Kanunin tonë! Këtë ne e bëmë por nuk i vramë,jo nga mëshira por nga kushtet e cekura më lart! Flas me përgjegjësi për Zonën time! Mos të i thurrim lavdi marrzisë!

5. 4. 2023

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …