Safet Blakaj

Safet Blakaj: Në Kosovë ka rreth 5000 e më shumë përdorues të drogës

Drejtori i Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labirinth”, Safet Blakaj, ka thënë për mediet  se droga e tipit heroinë ka shënuar rënie te të rinjtë derisa ngritje ka pasur te drogat e tipit kokainë si dhe amfetamin ose spid. Në Kosovë janë 3.000 deri në 5.000 përdorues problematikë të drogës që janë të varur dhe që e përdorin rregullisht dhe kanë problem me ligjin, kanë bërë të ditur Policia dhe një terapist i njohur i përdoruesve të drogave. Më shqetësuese, sipas tyre, është se po rritet vazhdimisht numri i përdoruesve të drogave nga moshat e reja.  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se për luftimin e dukurive negative në shoqëri, përveç veprimeve aktive policore është e domosdoshme ndërmarrja e masave proaktive.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …