Seanca e parë gjyqësore për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje ka kaluar me tensione

Seanca e parë gjyqësore për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje ka kaluar me tensione

Seanca e parë gjyqësore për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që akuzohen për terrorizëm nuk ka kaluar pa tensione mes të akuzuarve dhe mbrojtësve në njërën anë dhe prokurorit në anën tjetër. Derisa i akuzuari Frashër Krasniqi tha se aktakuza ndaj tij dhe tre aktivistëve tjerë është politike dhe e montuar, prokurori i çështjes Abdurrahim Islami e mohoi këtë. Zëdhënësi i Vetëvendosjes pati përplasje verbale edhe me kryetarin e Trupi Gjykues, Beqir Kalludra, pasi që Frashër Krasniqi nuk përgjigjej me Po ose Jo në pyetjen e gjyqtarit nëse e pranon fajësinë apo jo, por dëshironte të shpjegonte këtë. Pas deklarimit të të gjithë të akuzuarve, avokatët mbrojtës kërkuan nga kryetari i trupit gjykues që klientëve të tyre t’iu hiqet masa e arrestit shtëpiak dhe t’iu zëvendësohet me masë tjetër, por kjo është refuzuar nga gjyqtari Beqir Kalludra.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …