leoni

Sefer Muzlijaj: 8 shkurti i vitit 1945, një datë që duhet të hyjë në Kalendarin e historisë sonë kombëtare

Sefer Muzlijaj: 8 shkurti i vitit 1945, një datë që duhet të hyjë në Kalendarin e historisë sonë kombëtare

 (Me rastin e 74-vjetorit të rënies se tre heronjve të fshatit UÇË)

Koincidencë: 8 shkurti -vendosja e administrimit ushtarak nga Jugosllavia kinse “popullor-demokratike” me serbo- çetnikët’ e  amnistuar-tamam fashiste. Po atë ditë në vendin e quajtur-Jerebi, pjesë e kompleksit te bjeshkëve të Moknës, në betejën jo të barabartë tre me dy brigada -serbo-çetnike, duke paguar vetën jo vetëm një herë e mundën vdekjen me vdekje, mbetën në URNËN-DIELL. Mbetën roje kufiri, edhe pse betejat  i bënë katër vite rresht gjerë në Rashkë në bjeshkën e Moknes  ishte dhe është Tre kufiri:Kosovë- Serbi-Mal i Zi.

Emrat e  tyre janë të skalitur në një pllakë modeste mermeri ne vendin e groposjes se tyre:

BAJRAM GASHI 1909 – 8 .2 .1945

RAMË  ALIA- 1901-8. 2 .1945

SALI RAMA-1927-8.2.1945

Në fund shkruan: “Deshën apo nuk deshën armiqtë…Shqipëria do të bëhet një e tërë!…(I.Q.VLORA)

Bajram Gashi kishte lindur në fshatin UÇË. Prindi Sali Idrizi xhaxhallarët-Nezir.I, Avdyl.I, Beqir.I, ishin të rreshtuar në – Lëvizjen Kaqake ,ku për atë areal të Podgurit që e thrrasin-Gashi i gurit atë qetë kaqake e drejtonte- Beqir Rexha uqas nga fsh.Kerrninë.

Pas vrasjes së dy vëllezërve,djeg’jes së shtëpisë e katandisë ,presioneve të pa ndërprera , babai i Bajram Gashit Salihu bashkë me të vëllnë Beqirin u shpërngulen në Shënvlash të rrethit të Durësit,si shumë familje të tjera nga fshati UQË,e me gjerë.

Bajram Gashi pas mësimeve të para,normalen e kreu ne Shkoder.Filloi të punojë si mësues në Shënvlash ku punonte edhe mësuesja-Nafije Mema.Aty Bajram Gashi u njoh edhe me Lasgushin e madh,i  cili shpesh e vizitonte këte shkollë.Siq dihet ishte i dashurruar në mësuesen Nafije…

Më vonë kah viti 1927,Bajram Gashi shkoi në Romë ku kreu Akademinë ushtarake,ku në mendje e kishte se do t’i hyjë në punë për qlirimin e Kosovës.

Vit 1941,e gjeti  në Pejë duke kryer detyrën e Prefektit të Pejes që perfshinte edhe Plav en…..U kthye bashkë me babain dhe Nënën-Loken RABË.

Janë të njohura fjalimet e tij në Pejë me popullin ,mësuesit etj. Aso fjalime mobilizuese mbajti edhe në Banjë të Pejes në Rakosh e plotë tubime të tjera.

Bujë të madhe bëri me ekspozimin e disa arkave me gjymtyërt e të masakruarve në masakren më monstruoze nga BIHORI i S angjakut që ndodhi në v.1943…

Telegafisht vetem pak fjalë nga një fjalim i mbajtur në Rakosh:”…Mos të mashtrohemi nga intrigat e partive idenat e ndryshme,po të lidhemi si një trup i vetem perballë armikut. Se mbi të gjitha asht-ndera familja e Atëdheu”Kjo ishte devizë e  një eruditi ,dishepulli,emblematik.

A s’është edhe sot me aktuale se aktualja?!…

Viti 1943 edhe Bajram Gashin e gjenë në malet e Moknes   bashkë me njerëzit e vet që për jatak kishin malin gjithëherë në mbrojtje nga qetnikët serb :

Ramë Alinë me të birin 18-vjeqarë bashkëluftetarët e tyre e të tjerë.

Ramë Alia ishte një trim me fletë!

Kapedan-strateg i mirëfillt lufte.Kishte diqka të përbashkët me Osa Kuken.

Është qudi si bisedonte me ushtarët e tij: të mos vriten as serbët duke punuar,të sëmurët, gratë,fëmijët e  robët ;dhe të mos plaqkiten; përveq atyre që ishin potencial ofanziv.d.m.th.-sillej më mirë se të ishte njohës i mirë i rregullave ndërkombëtare mbi luftën.

Qeta e tij kishte 100 luftëtarë ,po ashtu e Kapedanit COL  BAJRAKTARIT.

.

Sali Rama 18-vjeqar-Zog e diell!

Fundi i gjithë atyre të bëmave ishte :

8 shkurti; në JEREBI, ku u derdh gjaku aty ku valon BAJRAKU!…

Ozna nuk lejoi të varrosen në fshatin e tyre as në një fshat tjetër -Shushicë.I dërguan në Istog ku mbajtën fjalime  duke shkelur mbi trupat e tyre .Gjëja më e turpshme!-hapën një gropë dhe i gjuajtën aty, jashtë mureve të varrezave të xhamia.Nonsens në vete. Ata u groposen nuk u varrosën…

Ata vrojtojnë! ata kritikojnë- mallkojnë!…

Sali Rama t’ madhe flet

dridhet toka u bë termet

kjo grykëholla mirë po qet

Baba Ramë ty kurrë s’tla vet…..(s.m)

Bajram Gashin e Ramë Alinë

i fali Zoti për Shqipninë

Amanet brezav u’a lanë

Ruane Djepin e Shqipnisë NANË!……

Sefer Muzlijaj,fsh UQE ISË-TOG, 6. 2 .2019

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …