Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, prej dje e deri më 22 nëntor do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg prej dje e  deri më 22 nëntor, do të qëndrojë për vizita në Ballkanin Perëndimor. Fillimisht ka vizituar Bosnje-Hercegovinën, sot viziton Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dje është takuar dhe ka biseduar me  anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës. Sot, Jens Stoltengerg, do të qëndrojë në Kosovë, ku do të ketë takim me kryetaren,  Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Ai gjithashtu viziton kampin Nothing Hill të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutash dhe do t’u drejtohet trupave të KFOR-it. Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammershtain.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …