Brickos

Senatorët amerikanë, Chris Murphy e Gary Peters e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e Amerikës me Kosovë

Senatorët amerikanë, Chris Murphy e Gary Peters e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e Amerikës me Kosovë

Senatori amerikan Kris Marfi, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se ky është viti i fundit kur Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen dhe të arrihet të njohja e ndërsjellë. Ai ka thënë se është hera e dytë që jam këtu. Do të mundohem që çdo pranvere të vij bashkë me kolegët e mi. Jemi këtu në rajon,  ku do të qëndrojmë për një javë. Nuk është koincidencë që jemi ndalur së pari këtu sepse nuk kemi miq më të fortë se sa kemi këtu, në Kosovë. Na keni ndihmuar për menaxhimin e tërheqjes nga Afganistani. Keni qenë me ne sa i përket Ukrainës. Jeni përkushtuar për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit në mandatin tuaj dhe për këtë arsye keni pasur një rritje ekonomike dhe investime të huaja këtu. Ju faleminderit që keni dhënë zotimin për luftimin e korrupsionit, ka thënë senatori, Kris Marfi.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …