leoni

Shoqata e Transportit Rrugor kërkon nga Qeveria e Kosovës lehtësim të masave për transportin rrugor

Shoqata e Transportit Rrugor kërkon nga Qeveria e Kosovës lehtësim të masave për transportin rrugor

Ruzhdi Kurtishaj nga Shoqata e Transportit Rrugor, ka kërkuar nga Qeveria lehtësim të masave për transportin rrugor. Ai ka thënë se ka marrë ankesa nga shumë kompani që në rast se nuk fillon puna e kompanive të tyre të protestojnë, meqë humbjet në këtë sektor janë shumë të mëdha. Kurtishaj  ka thënë se vetëm në transportin me autobusë janë rreth 10 mijë të punësuar, ndërsa dëmet janë  miliona euro. Nuk e di se si do të rrjedh kjo, shpresoj që kjo të mos ndodhë  dhe shpresoj që pas datën 20 maj të lejohet transporti  ndërurban”, tha Kurtishaj. Duke folur për humbjet ai tha se të gjitha kompanitë kanë pësuar sepse mjetet e tyre i kanë investuar në autobusë dhe riparime. Ai ka thënë se ndonëse dëmet janë milionëshe nuk e kanë ende ndonjë datë se kur do të mund të rifillojnë punën.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …