leoni

Ahmeti: Shtetet po garojnë për të zënë urdhëresat e vaksinave, Kosova duhet t'i porositë dy milionë vaksina kundër COVID-19

Shpend Ahmeti: Derisa kemi zero raste të konfirmuara pozitiv më COVID-19 është koha për rihapje

Për herë të parë sot Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me Covid-19 që nga data 13 mars. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të gjitha mostrat e dyshuara me Covid-19 për 24 orët e fundit në nivel vendi kanë rezultuar negative, ndërkohë që janë katër të shëruar. Pas këtij lajmi ka reaguar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se tani është koha për rihapjen e vendit. “0 – zero raste #rihapja”, ka shkruar ai. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me Covid-19. Prej tyre, 789 janë shëruar dhe 29 persona kanë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …