Shpresa Shehu: Krusha e Vogël kujton plagët që kurrë nuk do të shërohen

Krusha e Vogël kujton plagët që kurrë nuk do të shërohen. Lotët e nënave, grave, fëmijëve, motrave e vëllezërve nuk u ndalen as në përvjetorin e 24 të masakres se 26 marsit 1999. Nga 113 të vrarët kemi edhe 60 të zhdukur, shumë vite në ankth e pritje. Kjo është dhembja jonë, vuajtja jonë, historia jonë e lavdishme.
Ne nuk do të ndalemi kurrë dhe asnjeherë duke kërkuar drejtësi, asnjeherë nuk mund të barazohet lufta jonë Çlirimtare me krimet dhe barbaritë e forcave çetnike serbe.
Lavdi përjetë të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …