ShSKUK reagon pas deklarimeve për fshehje të rasteve të vdekjeve nga virusi korona

ShSKUK reagon pas deklarimeve për fshehje të rasteve të vdekjeve nga virusi korona

Në lidhje me deklarimet se “po fshehen vdekjet në pandemi”, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, thotë se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të ShSKUK-së (QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara. “Secili rast i vdekjes që ndodhë në ShSKUK, raportohet menjëherë (në kohë reale) nga mjeku qe konstaton vdekjen”. “Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”. ShSKUK  thotë se këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, ku raporti përfshinë të dhënat për grupmoshat dhe qytetet. “ShSKUK fton të gjithë zyrtarët  publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm  se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …