Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për shtyrjen e seancës se sotme plenare ku pritej të diskutohej në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi. Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se është shtyrë vazhdimi i seancës plenare të kuvendit ku do të diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi. Në njoftimin për media thuhet se për kohën e mbajtjes së saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit. “Me kërkesë të propozuesit të rezolutës dhe pajtim të grupeve parlamentare, shtyhet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, i paraparë për sot në orën 10:00. Për kohën e mbajtjes së saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi
Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit …