Shumë shtete kanë reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Natanjahu për ofenzivë në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah. Ai ka thënë se është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës për elimnimin e Hamasit duke lënë katër batalione të tyre në Rafah. Ndërkohë, autoritetet e Egjiptit kanë thënë se do ta pezullojnë traktatin e paqes me Izraelin nëse ai dërgon trupa ushtarake në qytetin Rafah. Edhe Arabia Saudite, Katari dhe shtete tjera myslimane kanë paralajmëruar se ky veprim i Izraelit do të ketë pasoja të rënda. Paralajmërimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Natanjahu për ofenzivë në qytetin Rafah, është kritikuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe shtete të tjera. Udhëheqësit e Hamasit në Gaza kanë thënë se nga kjo ofenzivë mund të ketë dhjetëra mijëra viktima.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …